(Ilustrim)

Kaçanik: Arrestohen tre persona tek të cilët u gjet drogë, armë e para

Në fshatin Ivajë të Kaçanikut janë arrestuar tre persona pasi gjatë kontrollit në  shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 5 kg e 227 gram substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’, një pistoletë disa para të gatshme si dhe pajisje tjera që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 6 korrik në ora 14:30.