Jakup Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Jakup Krasniqi reagon ndaj bashkëpartiakut që kërcënoi Albin Kurtin

Numri 2 i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj komenteve në Facebook të zyrtarit të partisë së tij, Haxhi Hotit, i cili kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka thënë se partia e tij është kundër çdo dhune a kërcënimi.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili dje kërcënoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, përmes Facebook-ut, e ka fshirë postimin kërcënues dhe ka kërkuar falje publike për atë status duke thënë se ai nuk është autori.

Ky është postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

“NISMA QË NGA FILlIMI KA QENË DHE ËSHTË KUNDER ÇDO DHUNE A KËRCËNIMI

ISHIM DHE JEMI PËR DREJTËSI E SHTET LIGJOR – kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!

Bashkë për shtetin, armiqt I mbajmë jashtë kufirit!

Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit!

Jo bashkë në armiqësi!

Jo bashkë në sharje e kacafytje!

Jo bashkë për krim e korupsion!

Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij!

Jo bashkë në kusari, padije e hajni!

NISMA Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë!

Të gjitha të tjerave që demtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jonë e madhe!

  1. S

Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm!”