Ndërtesa e Universitetit të Prizrenit | Foto: KALLXO.com

Ishte planifikuar shkarkimi i rektorit, anulohet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit  

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” që ishte paraparë sot të mbahet në ora 11:00 e në të cilën ishte paraparë edhe shkarkimi i rektorit, është anuluar.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com kryesuesi i Këshillit Drejtues, Arif Murrja, i cili tha se i ka ndodhur diçka personale.

“Anulohet mbledhja e sotme për shkak se më ka ndodhur një fatkeqësi në familje. Më duhet që ta anulojë. Për mbledhjen e radhës do t’i njoftoj më kohë”, tha Murrja më tej.

Sot në ora 11:00 ky Këshill kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të shkarkimit të rektorit Ismet Temaj.

Temaj më herët për KALLXO.com tha se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit nuk ka bazë për një vendim të tillë.

Këshillit Drejtues i UPZ-së  më 22 maj 2018 në rundin e dytë të votimeve kishte zgjedhur profesorin Ismet Temaj rektor të këtij Universiteti.

Kjo zgjedhje ishte kundërshtuar duke filluar nga sekretari i Universitetit të Prizrenit, Burim Berisha. Shumë ankesa kishte pasur edhe ish-rektori Ramë Vataj.

 

Iniciohet shkarkimi i rektorit të Universitetit të Prizrenit