Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I bllokon rrugën vëllait e kanosë motrat, arrestohet nga Policia

Një person i kishte bllokuar rrugën vëllait të tij dhe kishte thirrur në telefon edhe motrat duke i kërcënuar, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari më pas është arrestuar për t’u intervistuar për rastin e ndodhur në Mitrovicë. Sipas njoftimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.