Isme Humolli, OBSH

Humolli shpreson që situata me pandeminë të qetësohet muajt e ardhshëm

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha se shpreson që muajt e ardhshëm të ketë sinjale pozitive që situata me pandeminë ka filluar të qetësohet.

Në ArgumentPlus të RTV21, Humolli tha se Kosova i ka rritur jashtëzakonisht kapacitet e testuese për COVID-19.

“Kosova ka kapacitete, por asnjë shtet në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të thënë ky është maksimumi, dhe kjo është e mjaftueshme. Mirëpo problemi tek COVID-19 dhe virusi SARS-COV-2 është  qarkullimi heshtazi i virusit tek personat asimptomatik dhe personat e shëndoshë”, tha Humolli./21Media