Foto: Facebook
Haradinaj e Dërgon Marrëveshjen e Mehës dhe Raportin e Bulliqit në Kuvend
04.12.2017 - 10:43
Marrëveshja për demarkimin e kufirit e nënshkruar në mes qeverisë së Isa Mustafës dhe qeverisë së Malit të Zi është dërguar për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me të qeveria Haradinaj ka marrë vendim që kuvendit t’i dorëzohet edhe raporti i komisionit qeveritar për vlerësimin e marrëveshjes për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Ky komision ishte themeluar me vendim të kryeministrit Haradinaj dhe raporti i tij është diskutuar sot gjatë ditës në mbledhjen e qeverisë.