TSET

Foto: Edi Rama, Facebook

Hapet rruga Dobrunë-Blinishtë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot më 21.05.2024 përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Rama tutje është shprehur se hapja e kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”- ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.