Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gruaja arrestohet pasi i rrahu policët në Prishtinë

Dje në Prishtinë janë arrestuar pesë të dyshuar, katër burra dhe një grua për pengim të zhvillimit të një aktiviteti.

Në raportin e policisë thuhet se të njëjtit gjatë kohës sa policia ka qenë në intervenim, i kanë penguar ata në  kryerje të detyrës, me ç’rast policët kanë pësuar lëndime trupore.

Tutje në raport potencohet se, të dyshuarëve dhe policëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 10:10

Policia po ashtu janë penguar edhe në Gjilan, një burrë dje rreth orës 09:20 kishte kanosur dhe penguar dy zyrtarë policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.

Në raportin policor theksohet se, i dyshuari pas kanosjes është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa, rasti po hetohet nga njësitë relevante.