Grenell: Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donaldt Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Paralajmërimi për takimin në SHBA vjen pas anulimit të takimit paraprak më 27 qershor.

Ndërkaq, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar së fundi disa takime në Bruksel.