Foto Ilustrim: Vjedhje

Grabitet shtëpia në Zubin Potok, vidhen para e cigare

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë në Zubin Potok

Një ankues kishte raportuar se shtëpia e tij ishte hapur me forcë, nga ku ishin vjedhur para të gatshme dhe një kuti me disa pako cigare, mirëpo nuk është cekur shuma e parave të vjedhura.

Pas arrestimit të të dyshuarit i njëjti kishte pranuar se ka kryer veprimet në bashkëpunim me një person tjetër.

Me urdhër të Prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa do të vendoset për një masë tjetër të sigurisë për të dyshuarin.