'Gjyshja Bolt', 105-vjeçarja thyen rekordet e vrapimit në Indi (VIDEO)

Rambai është 105 vjeç dhe po i jep objektiva serioze fitnesi njerëzve që e rrethojnë.

105-vjeçarja ka filluar të merret me vrapim në vitin 2021. Rambai përfundoi një garë 100 metra për 45.40 sekonda në moshën 105-vjeçare.

Ajo filloi karrierën e saj të vrapimit në shtetin verior të Indisë, Haryana, vetëm një vit më parë, por tashmë ka fituar disa medalje në garat lokale.

Ajo konkurron në kategorinë e moshës së saj dhe ndonjëherë, ajo është e vetmja vrapuese në garë.

Por për të, pjesëmarrja në këto gara është më e rëndësishme se fitorja.

Rambai ka fituar medaljen e artë pasi përfundoi garën 200 metra për 74 sekonda.

Gjyshja Rambai zgjohet çdo ditë në orën 4 në mëngjes dhe është shumë aktive gjatë ditës.