Foto: Ilustrim

Gjilan, gjendet i vdekur personi që ishte shpallur i humbur

Njësitë e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarët e personit që ishte shpallur i humbur kanë arritur ta gjejnë atë sot, më 02.07.2024.

Sipas njoftimit të Policisë, personi është gjetur pa shenja jete, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qytetarë, përmes të cilës kërkonte që të lokalizohet vendndodhja e Xhemail (Mehmet) Behlulit (1963), person i humbur që nga data 27.06.2024.