Ilustrim

Gjilan - Arrestohet e mitura, dyshohet për kanosje

Në Gjilan, Policia ka arrestuar një të mitur, e cila dyshohet për kanosje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00, raporton e Policia.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të miturën pasi ajo ka kanosur një vajzë tjetër. Në njoftim thuhet se janë konfiskuar dy mjete të mprehta.

Sipas raportit të Policisë e dyshuara, dyshohet se ka probleme psikike. Për rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.