Gjendja e të infektuarve me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Në rajonin e Gjakovës, mbrëmë kanë dalur edhe 12 raste të reja me COVID-19 ndërsa 33 persona gjithsej janë pozitivë me COVID-19 në këtë rajon.

Drejtori i Spitalit Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë, Hilmi Shala ka folur për rastet e reja me COVID-19.

“Në rajonin tonë duke përfshirë edhe atë të Rahovecit, ne kemi 33 pacientë pozitivë, 34 prej tyre janë në pritje të rezultatit dhe 11 janë me oksigjen. Nga 12 raste mbrëmë, 3 prej tyre gjindet në spital ndërsa të tjerët janë në vetizolim”, tha ai.

Përveç kësaj, Shala shtoi se në spitalin e tyre për momentin nuk kanë mungesë të furnizimeve  dhe se gjendja e pacientëve për momentin është stabile.

Kujtojmë se në nivel vendi gjithsej kemi 5118 të infektuar, 2370 të shëruar dhe 108 të vdekur.

Për shkak të përhapjes së pandemisë qeveria ka marrë vendim për mbajtje të obliguar të maskës për të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre.

Nëse dilni pa maskë në publik mund të dënoheni me 500 deri në 1000 euro