Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjendet trupi pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman

Sot është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin Seman në Shqipëri.

Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët, të cilat bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Një ditë më parë, policia njofton se djali ka qenë duke peshkuar në lumin Seman dhe dyshohet se është futur për t’u larë, por nuk doli më nga lumi./A2CNN