Gjendet dyvjeçari i humbur nga Malisheva

Një fëmijë 2-vjeçar i humbur gjatë ditës së djeshme nga Malisheva, është gjetur sot.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.

“Po, djaloshi është gjetur, por nënkryetari është në vend të ngjarjes dhe ai do të japë detaje”, tha ai.

2-vjeçari nga fshati Terpezë kishte humbur nga pasditja e djeshme. Për kërkimin e tij ishin angazhuar Policia e Kosovës dhe FSK-ja.