Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në Polici në një ditë në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit, sipas raportit policor.

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar pasi që dyshohet se e ka rrahur një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Edhe një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Një grua ka njoftuar se është rrahur dhe kanosur nga një burrë. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është nën hetime.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se nën ndikimin e alkoolit i ka shkaktuar dhunë psiqike një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rast i arrestimit të një burri ndodhi edhe në Rahovec, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kishte rrahur një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë një burrë është arrestuar nën dyshimin se e kishte rrahur një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Vushtrri një grua ka njoftuar se se në vazhdimësi se një burrë ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë, theksoi Policia.