PDK-së i bashkohen 70 të rinjë, Foto: Xhavit Haliti, Facebook

Gjakovë, 70 të rinj i bashkohen PDK-së, në takim nuk respektohen masat anti COVID-19

Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar 70 të rinj nga komuna e Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, përmes një postimi në Facebook.

Në fotot e publikuara nga Haliti shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në takim, ku nuk respektohen as distanca as kërkesa tjetër e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga COVID-19  – mbajtja e maskës.

vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, thuhet është e ndaluar që bëhet grumbullimi i më shumë se 4 personave

“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 4 personave në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.”, thuhet në vendim.