Futbollisti rus refuzon të luaj për kombëtaren pas luftës në Ukrainë

Sulmuesi i Kombëtares së Rusisë në Futboll, Artem Dzyuba ka refuzuar që të paraqitet për kombëtaren e Rusisë pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës.

Sulmuesi i Zenit ka familje në Ukrainë dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e kombëtares për momentin.

Kombëtarja ruse do të takohet për një kamp stërvitor këtë muaj në rast se pezullimi i tyre nga garat e FIFA-s anulohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

FIFA me datën 28 shkurt kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë. Po ashtu FIFA dhe UEFA kishin marrë vendim që të  pezullohet pjesëmarrja në lojëra për të gjitha ekipet ruse të futbollit.

UEFA pos Rusisë kishte dënuar edhe Bjellorusinë.