Ilustrim

CAS refuzon kërkesën që Rusia të luajë me Poloninë në play-offin e Kupës së Botës 2022

Kombëtarja e Rusisë në Futboll nuk do të mund të luajë me Poloninë në kuadër të ndeshjeve të play-off në kuadër të Kupës së Botës 2022.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelin e tyre, duke e lënë në fuqi vendimin për ndalim të pjesëmarrjes së Rusisë në ndonjë garë të organizuar nga FIFA dhe UEFA pas pushtimit të Rusisë karshi Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga medium goal.com. CAS ka thënë se ky vendim pritet të mbetët në fuqi.

“Për rrjedhojë, vendimi i kundërshtuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s. Procedurat e arbitrazhit të CAS vazhdojnë.

Polonia, Suedia dhe Republika Çeke i kanë dërguar tashmë një letër të përbashkët FIFA-s duke konfirmuar se do të refuzojnë të luajnë kundër Rusisë.