Ndërprerja e energjisë elektrike Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com

Fshati Gorazhdec i Pejës që 24 orë pa rrymë, KEDS thonë se nuk janë në dijeni

Në fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës, janë bërë mbi 24 orë që kur kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së trafos elektrike.

Banori i këtij fshati, Egzon Sejdijaj ka raportuar në KALLXO.com se Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), nuk ka shkuar për ta rregulluar problemin, pavarësisht thirrjes së banorëve.

“Është një problem në trafo, sot dhe dje nuk kemi pasur energji elektrikë. I kemi kontaktuar KEDS-in mbi 100 herë por nuk kanë ardhur fare për të shikuar”, tha ai.

Ndonëse qytetarët e Gorazhdecit thonë se kanë kërkuar ndihmë, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha për KALLXO.com se nuk janë në dijeni për ndonjë prishje në këtë fshat.

“Nuk kemi ndonjë raportim që diçka e tillë ka ndodhur. Ne do ta dërgojmë një ekip për ta shikuar gjendjen”, tha ai.