Foto: CNBC

Franca drejt lehtësimit të masave kufizuese

Kryeministri francez Edouard Philippe do të paraqesë planin e Qeverisë për të lehtësuar masat kufizuese në Asamblenë Kombëtare (Parlament) të martën e 28 prillit.

Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Qeverisë për CNN.

Njoftimi i Philippe do të pasohet nga një debat dhe një votim, tha zëdhënësi.

Masat kufizuese kanë nisur më 17 mars dhe është planifikuar të hiqen më 11 maj.

Të dielën e kaluar, Philippe paralajmëroi se Franca nuk do të kthehet në normalitet për një kohë të gjatë pa u gjetur një vaksinë kundër COVID-19./21Media