FOTO - Mbeturinat ia prishin hijeshinë maleve të Ferizajt

Hapësirat e gjelbëruara në malet e fshatit Greme në Komunën e Ferizajt tani janë shndërruar në deponi mbeturinash.

Grumbujt e mbeturinave fillojnë rreth një kilometër larg shtëpive të cilat janë më afër malit.

Më parë kjo hapësirë është shfrytëzuar nga qytetarët për piknik.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë gjendjen e këtyre maleve në këto ditë fillim-pranvere.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.