FOTO: Aksidentohet motoçiklisti me një veturë në Llapushnik

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik.

Në këtë aksident janë të përfshira një motoçiklist dhe një automjet.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com

Në pamje shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe patrulla e policisë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për detaje të këtij aksidenti.

Mirëpo, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigjeje.

Këto janë fotografitë nga ky aksident që kanë arritur në adresë të KALLXO.com