Fjalori zyrtar suedez përfundohet pas 140 vjetësh

Njëqind e tridhjetë e shtatë punonjës me orar të plotë kanë punuar në Fjalorin e Akademisë Suedeze që nga viti 1883.

Regjistrimi përfundimtar i gjuhës suedeze është përfunduar pas 140 vjetësh, me vëllimin përfundimtar të fjalorit dërguar për t’u printuar javën e kaluar, tha redaktori i tij të mërkurën.

Fjalori i Akademisë Suedeze (SAOB), ekuivalenti suedez i Fjalorit anglisht të Oksfordit, është hartuar nga Akademia Suedeze, e cila e ka dhënë çmimin Nobel në letërsi dhe përmban 33,111 faqe në 39 vëllime.

“Ka filluar në vitin 1883 dhe tani e kemi mbaruar. Gjatë viteve, 137 punonjës me orar të plotë kanë punuar në të”, ka thënë Christian Mattsson për AFP.

Pavarësisht arritjes së qëllimit kryesor, puna e tyre nuk ka përfunduar ende plotësisht: vëllimet A deri në R janë tani aq të vjetra sa duhet të rishikohen për të përfshirë fjalë moderne.

“Një fjalë e tillë është “alergjia” e cila hyri në gjuhën suedeze rreth viteve 1920, por nuk është në vëllimin A sepse u botua në vitin 1893″, thotë Mattsson.

“Kukulla Barbie”, “App” dhe “kompjuteri” janë ndër 10,000 fjalët që do të shtohen në fjalor gjatë shtatë viteve të ardhshme.

SAOB është një rekord historik i gjuhës suedeze nga viti 1521 deri në ditët moderne. Është në dispozicion online dhe ka vetëm rreth 200 kopje të botuara, të përdorura kryesisht nga studiues dhe gjuhëtarë.

Akademia e lartcekur gjithashtu boton një fjalor të rregullt të suedishtes bashkëkohore.

Akademia Suedeze u themelua në vitin 1786 nga Mbreti Gustav III për ta promovuar gjuhën dhe letërsinë e Suedisë dhe për të punuar për “pastërtinë, energjinë dhe madhështinë” e gjuhës suedeze./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala