Festivali ‘Talia e Flakës 2020’, zbardhet lista e dramave pjesëmarrëse

Pesë shfaqje teatrale prezantohen në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës” që mbahet nga 22 deri më 26 janar 2020 në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2020” në Gjilan.

Programi i ‘Talisë së Flakës’ do të nisë në mbrëmjen e 22 janarit me shfaqjen “Bryma e vdekjes” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me regji të Burbuqe Berishës. Në natën e dytë të festivalit, më 23 janar jepet shfaqja “Shkamat” e  ‘Etnofestit’ me regji të Fadil Hysajt.

Drama “Graviteti” e Teatrit ODA, me regji të Florent Mehemtit jepet më 24 janar, ndërsa drama “Trenat” e TKK-së me regji të Zanë Durakut jepet më 25 janar.

Teatri i Gjilanit këtë edicion përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” me regji të Blerta Neziraj.

 Në fund do të festivalit ndahen edhe këto çmime: ‘Çmimi për dramën më të mirë origjinale’; ‘Çmimi për shfaqjen më të mirë’; ‘Çmimi për regjinë më të mirë’ dhe ‘Çmimi për aktorin/aktoren e festivalit’.

Të gjitha dramat do të shafqen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe fillojnë në ora 19:00.

Orari i shfaqjeve: