Foto: BBC

Ferizaj sonte pret rezultatet e 14 testimeve për COVID-19

Komuna e Ferizajt, e cila ka 134 të infektuar nga COVID-19 si dhe 95 të shëruar, sonte është në pritje të rezultateve të 14 testeve.

Të gjithë këto raste kanë pasur kontakt me personat që tashmë rezultojnë pozitivë.

“Janë testuar 14 raste kontakti”, ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Spitalit Rajonal, Jeton Zeqiri.

Personi i infektuar nga fshati Talinoc i Jerlive është burim i infeksionit, thotë drejtori.

“Burimi i infeksionit është ky djali i Talinocit të Jerlive. Ai ka shkuar për vizitë tek miqtë në Balaj, ka ndejtë pesë orë aty”, tregon Zeqiri.

Tutje, ai thotë se raste të reja nuk ka pasur.

Gjithashtu, as ritestime nuk ka pasur.

Në nivel vendi janë 985 të infektuar, prej tyre 736 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.