Edhe një grua shtatzënë e infektuar me COVID-19

Edhe një grua shtatzënë është konfirmuar me COVID-19 në Kosovë.

Sipas drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, gjendja e gruas shtatzënë është shumë e mirë dhe ajo gjendet në shtëpi.

“Po, është edhe një grua shtatzënë e konfirmuar me COVID-19, është nga Prishtina dhe gjendja e saj është stabile. Vazhdimisht jemi në kontakt me gruan dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Ismajli për KALLXO.com.

Kujtojmë se në Kosovë dje është konfirmuar se një grua tjetër shtatzënë është infektuar me COVID-19 ndërsa gjendja e saj është e rëndë për shkak të problemeve shoqëruese që i ka pasur në momentin që është pranuar në Klinikën Infektive.

Deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar 423 persona me COVID-19, 71 janë shëruar dhe 11 kanë vdekur.