Ilustrim.

Dyshimet për sulm seksual, suspendohet punonjësi i një shkolle në Malishevë - DOKUMENT

Është suspenduar një punonjës i një shkolle në Malishevë, pasi është arrestuar nën dyshimet për sulm seksual.

Drejtoresha e Arsimit të Malishevës, Arbëreshë Krasniqi e konfirmoi këtë për KALLXO.com.

“Organet e rendit janë duke u marrë me këtë çështje, rasti është i raportuar në polici, vendimi i drejtorisë së arsimit, konkretisht i imi është për suspendimin e personit” – tha ajo.

Në raportin policor thuhet se personi i dyshuar është arrestuar dje rreth orës 15, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Prokurori është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë rast, dhe në këtë faze të hetimit, nuk mundemi me dhënë më shumë informacione”- tha Yllka Shehu, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.