Foto: Uefa Euro 2024

Dy duele mjaft interesante sot në “Euro 2024”

Sot në kampionatin evropian “Euro 2024” luhen dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të grupit A.

Zvicra do të përballet me Gjermaninë, ndërsa Skocia me Hungarinë.

Aktualisht grupit A i prinë Gjermania me 6 pikë, në vendin e dytë është Zvicra me 4 pikë, në vendin e tretë është Skocia me 1 pikë dhe në vendin e fundit është Hungaria me asnjë pikë të fituar.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 21:00.