Ilustrim

Dosja: Pse polici i krimeve ekonomike mbante dy kallashnikov

Lutfi Menxhiqi është arrestuar të mërkurën në mbrëmje nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Menxhiqi është hetues i Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Në dosjen e siguruar nga KALLXO.com, tregohet edhe arsyetimi se pse Menxhiqi mbante në shtëpi dy kallashnikovë të cilët u konfiskuan nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Sa i përket armëve është e vërtetë se njëra është e imja personalisht që e kam pasur në luftë dhe tjetra i një te afërmi të familjes i cili ka vdekur para tre-katër viteve. Armët nuk i kam pasur me leje, kurse prindërit i kanë fshehur një tetë vite dhe pas kësaj unë i kam gjetur pas tetë viteve pas përfundimit të luftës dhe se kishin qenë të ndryshkura”, ka deklaruar Menxhiqi.

Në dosjen e siguruar nga KALLXO.com thuhet edhe se Lutfi Menxhiqi kishte dhënë informacione të kundërligjshme ndaj një të dyshuari tjetër D.H për aktivitetet e Drejtorisë së Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Lutfi Menxhiqit hetuesit e IPK-së kanë gjetur dy armë luftarake kallashnikovë , municion i cili është konstatuar se nuk ka qenë municion zyrtar dhe para vlera e të cilave ka qenë 9 mijë euro për te cilat sipas dosjes thuhet se ende nuk dihet prejardhja e tyre.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht në lidhje me arrestimet që ndodhën gjatë kësaj jave nga ana e IPK-së.

Përveç dy hetuesve dhe një rreshteri në krimet ekonomike, janë arrestuar edhe një Zyrtar i Lartë i MPB-së dhe një biznesmen nga Kaçaniku.

Hetuesit e arrestuar të Policisë sot dalin para gjykatës