Zbulohet se kush është hetuesi i dytë i arrestuar nga IPK

Para pak minutave një hetues i Krimeve Ekonomike është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

KALLXO.com mëson se hetuesi është Lutfi Menxhiiqi, edhe ky zyrtar i lartë në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Lajmin për arrestimin e Menxhiqit e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Po është arrestuar edhe personi që po e përmendni”, tha Qalaj shkurt për KALLXO.com.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për arrestimet të cilat po bëhen nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Një hetues i lartë i Krimeve Ekonomike është arrestuar disa orë më parë.

Lavdim Osmani dyshohet se është kapur në flagrancë derisa po merrte ryshfet.