Veturës në Merdarë i zbulohet bunkeri me para

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e antikontrabandës kanë kapur 65 mijë euro, gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit ndaj një qytetari, ai ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjellë në Kosovë nga Serbia shumën e parave.

“Paratë kanë qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Personi është në mbajtje derisa mjetet janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast.