Dogana gjen 4 refugjatë sirianë në një maune të ardhur nga Greqia

Dogana e Kosovës ka njofutar se ka hasur në 4 refugjatë sirianë që ishin fshehur në një maune që ka ardhur nga Greqia.

Sipas njoftimit të Doganës, refugjatët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ndërsa pasi u është ofruar ndihma e nevojshme, rasti ka vazhduar te Policia e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i Doganës:

“Prishtinë, 9 qershor 2021, Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht.Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria.

Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”.