Konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv - Foto: Twitter / Ministria e Jashtme shqiptare

Djegia e konsullatës së nderit në Kharkiv, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon agresionin rus

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar djegien e konsullatës së nderit në Kharkiv të Ukrainës.

“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në postim në Twitter.

Sot gjatë ditës është raportuar se në mesin e shumë objekteve të djegura e të dëmtuara nga sulmet ruse është edhe konsullata e Shqipërisë në Kharkiv të Ukrainës.