Foto: Ilustrim

Dhunë në familje, në Podujevë e Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në organet e rendit, janë raportuar dy raste të dhunës në familje, njëra në Podujevë e tjetra në Fushë Kosovë.

Rasti në Podukejëv, është raportuar pasditen e djeshme, ndërsa nga Policia është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Sipas Policisë, palët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Policia njofton se palët pas intervistimit, me vendim të Prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.