Deputeti i VV-së: Jemi vendi me menaxhimin më skandaloz të pandemisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, tha se Kosova është vendi me menaxhimin më skandaloz të pandemisë.

Uka, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kjo qeveri ka dhënë shumë premtime saqë asnjërën nuk ka arrit ta realizoj.

“Ne nuk po flasim për keqmenaxhim por po flasim për mungesë totale të menaxhimit me COVID-19 dhe në secilin rrafsh në secilin drejtim. Kjo qeveri e papërgjegjshme ka dhënë shumë premtime saqë asnjërën nuk ka arritë ta realizojë. Keni ardhë me një premtim për testime masive dhe këtë nuk e keni realizuar kurrë. Vazhdojmë të jemi një ndër vendet me numrin më të vogël të testimeve në të gjithë Evropën. Keni përmendë vaksinën si zgjidhje ndërkaq ku janë vaksinat për gripin sezonal fillimisht”, tha ai.

Uka tha se Kosova është vendi me menaxhimin më skandaloz të pandemisë.

Ndërkaq, kryeministrit i Kosovës Avdullah Hoti tha se nuk dëshiron të politizoj situatën me deklarimet e PDK-së dhe LVV-së pasi, sipas tij, po e përdorin situatën për qëllimet e tyre.

“Nuk du me politizu me zotin Haxhiu as me folësin e fundit (Fitim Uka). Po përdorni situatën për qëllime tuajat politike, unë tërhiqem prej këtij debati”, tha Hoti.