Deputeti Adem Hoxha

Deputeti Hoxha uron Ditën e Goranëve, kërkon mbështetje institucionale për komunitetin e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti goran, Adem Hoxha në seancën e sotme uroi Ditën e Goranëve.

Ai tha se ky komunitet ka nevojë për mbështetje institucionale.

“6 maji është Dita e Goranëve dhe është një ditë shumë e rëndësishme. Është ditë kur institucionet e Kosovës duhet të mendojnë për pozitën tejet të vështirë që kalon komuniteti goran. Fshatrat tona po zbrazen, dua të besoj që institucionet kanë vullnet për përmirësimin e kushteve në Gorë”, tha ai.

Hoxha shtoi se përmirësimi i kushteve duhet të bëhet për të gjithë qytetarët, pa dallime.

“Unë e di se tani në Kosovë ka shumë probleme, por zgjidhja e tyre dhe përmirësimi i kushteve, duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, tha ai.

Adem Hodza është pjesë e Partisë Unike Gorane (JGP).