Deçani (arkiv)

Deçan, erërat e forta dëmtojnë kulmin e një çerdheje në ndërtim

Një pjesë e kulmit të një çerdheje publike që është duke u ndërtuar në Deçan është dëmtuar si pasojë erërave para dy ditëve.  

Kështu ka konfirmuar kryetari i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj, i cili thotë se përveç disa dëmeve materiale nuk ka shkaktuar pasoja më të mëdha.

Sipas kryetarit Ramosaj, çerdhja në fjalë ende nuk ka pranim teknik dhe se nuk ka qenë në funksion.

“Era e ka dëmtuar dhe ia ka rrëzu një pjesë të llamarinës. Ende është e papranueshme teknikisht, punimet janë duke vazhdu. Mua më vjen keq prej kompanisë që i bëhet barrë, por është në punim e sipër, ende nuk është pranu teknikisht, hala nuk na u ka dorëzu neve”- ka thënë Ramosaj për KALLXO.com më 18.03.2025.