
Katër të lënduar në një aksident trafiku në Deçan
13.3.2025 - 19:00
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot pasdite, më 13.03.2025, në Strellc të Deçanit.
Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
“Si pasojë janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”- ka thënë ai.
Gashi ka thënë se njësitet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit.