Coronavirus: Pamje Mitrovica e heshtur në jug e veri

Mitrovicasit kanë kaluar ditën e parë me pjesën më të madhe të aktiviteteve biznesore e kultorure të ndaluara. Atmosfera ka qenë e njëjtë edhe në zonën e banuar me serb në Mitrovicën Veriore.

Kameramani i KALLXO.com ka filmuar mbrëmjen e heshtur dhe me pakë qarkullim të dy pjesëve të qytetit.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 5 raste me Coronavirus, 3 persona janë nga Stublla komunë e Vitis një nga Klina si dhe një nga fshati Bubavec komunë e Malishevës, kjo e fundit ka ardhur nga Italia.

Mbi 5 mijë persona kanë vdekur në botë nga COVID-19, mbi 74 mijë persona të tjerë janë shëruar dhe mbi 155 mijë janë duke u testuar.