Fotografia: CNN

CNN pezullon moderatorin e përfshirë në skandalin e ngacmimit seksual të vëllait

Televizioni i njohur amerikan, CNN ka pezulluar për një kohë të pacaktuar moderatorin, Chris Cuoma këtë të martë për shkak të lidhjeve me këshilltarët e vëllait të tij, ish guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Cuoma dyshohet se i sugjeroi deklarata ekipit që vëllai i tij t’i përdorte në mbrojtje, informoi burimet e tij gazetareske dhe kolegët për zhvillimet në prapaskenë dhe kërkoi informacione për të diskredituar të paktën një nga 11 gratë të cilat e akuzojnë Andrew  Cuomo për ngacmim seksual.

Chris Cuomo ishte i vendosur të qëndronte në televizion këtë vit, pavarësisht nga një mori akuzash por që kulmoi me dorëheqjen e guvernatorit tre muaj më parë.

Dokumentet e reja të publikuara të hënën treguan se gazetari veteran ishte më i përfshirë nga sa dihej më parë në formimin e mbrojtjes së vëllait të tij.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut publikoi transkriptet dhe ekspozitat të hënën që hedhin dritë të re mbi përfshirjen e Chris Cuomo në mbrojtjen e vëllait të tij”, tha një zëdhënës i CNN të martën në mbrëmje.

“Dokumentet, për të cilat ne nuk ishim në dijeni përpara publikimit të tyre, ngrenë pikëpyetje serioze”.

Përgatiti: Mediana Halili