Buzhala: Erërat e forta kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik

Erërat e forta dhe shiu i madh që kanë përfshirë një pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, duke përfshirë edhe prishjet në rrjetin e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KALLXO.com, se tani më janë evituar problemet me energjinë elektrike dhe ekipet kanë dal në teren.

“Erërat e forta sot kanë shkaktuar shumë prishje në rrjetin elektrik. Zonat më të afetkuara janë Ferizaj dhe Gjilani në Anamorave dhe rajoni i Pejës. Ekipet kane dalë menjëherë në të gjitha zonat e afektuara dhe jam duke i sanuar ato prishje në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala

Tutje ai ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.