Burri nga Kaçaniku raporton në Polici se mori letër kërcënuese nga një i burgosur

Një burrë në Kaçanik ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar një pako të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një burri tjetër.

Sipas Policisë, pas verifikimit të personit në emër të cilit kishte ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.