Instituti i Historisë Foto: KALLXO.com

Botimet e Institutit të Historisë në vitin 2020

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë e mbylli vitin 2020 me botimin e 7 librave shkencore nga fusha e historiografisë.

Këto botime, kryesisht trajtojnë periudha dhe ngjarje të ndryshme të historisë shqiptare dhe janë mbështetur në dokumente të ndryshme arkivore.

Pandemia e COVID-19 që goditi vendin  nga marsi i 2020-tës, detyroi IH-në, “Ali Hadri” të anulojë disa prej projekteve të parapara për vitin që shkoi.

Pandemia ndikoi edhe në punën e IH-së për botimin e “Historisë së Kosovës”.

Gjatë 2020-ës Instituti realizoi monografinë “Kosova – rruga drejt lirisë”. Libri është një përmbledhje me kumtesa nga Konferenca shkencore ndërkombëtare, “Kosova – rruga drejt lirisë”,  punimet e së cilës u zhvilluar në Prishtinë, më 11 qershor 2019.

Kumtesa e këtij botimi trajton rrugëtimin historik të lirisë së Kosovës, duke e pasqyruar në dimensionet e saja politike, juridike, ekonomike, ushtarake, shoqërore, kulturo-arsimore dhe historiografike.

Libri “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1944-1948″ i autorëve Sabit Syla & Qerim Lita, është botimi tjetër në vitin që shkoi.

Në këtë vëllim janë përfshirë dokumente me rëndësi të dorës së parë, që përfshijnë harkun kohor tetor 1944 – qershor 1948.

Një botimi tjetër i IH-së gjatë viti që shko është edhe monografia “Letërkëmbimet e panjohura të Faik Bej Konicës 1901-1912” e Selver Islamaj.  Vëll.II.

Alban Dobruna, bashkëpunëtor shkencor në IH gjatë vitit 2020 botoi monografinë “Ahmet Koronica në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”. Ky studim i kushtohet për njërin nga personalitet kryesor të Lidhjes së Prizrenit, Ahmet Koronicës.

Gjatë 2020 IH botoi edhe studimet “Roli i Mbrojtjes Civile në Luftën Çlirimtare të Kosovës 1998 – 1999” nga  Skender Zhitia; “Diplomacia e Britanisë së Madhe mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1919-1939” të  Armend Mehmetit dhe “Statusi politik-shoqëror i shqiptarëve të Kosovës në vitet 1945-1966” të Shefqet Dinajt.