Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Izrael, Benjamin Netanyahu formon qeverinë e re

Benjamin Netanyahu, i cili shërbeu si kryeministër i Izraelit gjatë viteve 1996-1999 dhe përsëri gjatë viteve 2009-2021, do të kthehet prapë në detyrën e kryeministrit.

Udhëheqësi veteran i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur të formojë një koalicion të qeverisë fetare të krahut të djathtë.

“Po ju informoj se jam në gjendje të krijoj një qeveri”- thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahu të mërkurën, gjatë komunikimit  të tij me Presidentin Isaac Herzog.

Deklarata erdhi më pak se 30 minuta para skadimit të afatit të Netanyahut për ta formuar koalicionin.

Udhëheqësi i partisë konservatore të krahut të djathtë Likud, Netanyahu fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e nëntorit, votimi i pestë i këtij lloji në Izraelnë katër vjet.

Itamar Ben-Gvir, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Zionizmi Fetar, është emëruar Ministër i Sigurisë Publike, gjë që do t’i japë mundësinë atij ta ketë kontrollin mbi policinë izraelite.

Qeveria e Netanyahut pritet të jetë qeveria më e djathtë në historinë 74-vjeçare të Izraelit. Deklarata e së mërkurës vjen pas javësh negociatash me partnerët e tij, të cilët ende duhet t’i finalizojnë marrëveshjet e tyre për ndarjen e pushtetit me Partinë Likud.

Megjithatë, Netanyahu ka deklaruar se synon ta përfundojë procesin “sa më shpejt të jetë e mundur javën e ardhshme”./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala