Borrell deklarohet pas takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiq

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas takimeve të ndara që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tha se dialogu është rruga drejt të ardhmes evropiane.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd-Prishtinë sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ajo sjell rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, tha Borell përmes një postimi në Twitter.

Aktualisht në Bruksel është duke u zhvilluar takimi mes kryeministrit të Kosovë Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, të dërguartit të BE për dialog.

Në ora 12:00 pritet që të ketë deklarime për media.