Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian dhe kryediplomati i BE-së në rrugë për në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Von der Leyen postoi një foto të premten në Twitter të saj duke ecur drejt një treni së bashku me kryeministrin sllovak Eduard Heger, i cili po iu ka bashkangjitur udhëtimit.

“E presim me padurim takimin në Kiev,” ka deklaruar von der Leyen.

Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, postoi gjithashtu një foto të tij dhe von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.

Shefja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “dikur” të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov.

Vizita vjen pasi BE e miratoi paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, veçanërisht duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus.Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha në një konferencë për media të NATO-s në Bruksel se sanksionet do të sinjalizonin një “presion serioz” që po ushtrohej mbi Rusinë, megjithëse ai u ankua për dështimin e bllokut të BE-së për ta pasur si shënjestër naftën dhe gazin rus në këtë pako sanksionesh./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala