Bie numri i rasteve aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosoës ka publikuar rezultatet e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 1,778 mijë raste janë aktive.

Në anën tjetër numri i rasteve aktive me coronavirus ka rënë nën 2 mijë.

Sipas IKSHPK për 24 orë janë testuar 503 mostra ndërsa kanë rezultuar pozitiv 66 persona.

Gjithashtu sipas IKSHPK, gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.

Numri total i rasteve pozitive është 15,208 raste nga 63,110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,815 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,
komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.