Ilustrim

BERZh i jep kredi 2 milionë euro Agjencisë për Financim në Kosovë për bizneset e vogla dhe të mesme

Bizneset e vogla dhe të mesme të Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për shkak të ndikimit të bizneseve të tyre nga COVID-19.

Sipas një njoftimi për media të BERZh, këtë ndihmë do ta implementojë përmes institucionit mikrofinanciar, Agjencisë për Financim në Kosovë.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do t’i sigurojë një kredi prej 2 milion eurosh Agjencisë për Financë (AFK), një nga institucionet kryesore mikrofinanciare në vend. Kjo do të plotësohet nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore dhe CoopEst, të cilët zgjasin përkatësisht 2 milion euro dhe 0.5 milion euro”, thuhet në njoftimin e BERZh.

Tutje është bërë e ditur se fondet do të huazohen për ndërmarrjet lokale dhe mbështetjen e bizneseve të vogla që përballen me sfida.

“Një qëllim kryesor i financimit do të jetë rritja e konkurrencës së kompanive vendase dhe forcimi i pozitës së tyre në treg nga i cili do të përfitojnë gjithashtu klientët. MSME përfaqësojnë më shumë se 90 përqind të të gjitha kompanive në Kosovë”, është thënë më tej.

Sipas njoftimit, BERZh ka investuar mbi 484 milion € në Kosovë përmes 72 projekteve që prej fillimit të operacioneve atje në vitin 2012. Mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat është një nga prioritetet kryesore të Bankës në Kosovë.